Rivlerësimi i pasurive, mbyllet më 28 shkurt

 

Rivleresimi i pasurise, ja sa do te paguhet2

Afati për të bërë rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme përfundon në 28 shkurt të këtij viti. për çdo pronë që kryen rivlerësimin, në momentin e regjistrimit të vlerës së saj në ZRPP do të paguhet tatimi mbi diferencën, që është 2% për individët dhe 3% për bizneset.

Presidentja e Dhomës Kombëtare të Noterisë Mimoza Sadushi shprehet se interesi për këtë proces ka qenë i lartë dhe shumë prona kanë pasur vlera shumë më larta krahasuar me çmimin që janë blerë.

Sipas Sadushit rivlerësimi kërkohet më tepër për apartamente të blerë më lirë dikur, por sot vlera e tyre është shumë më e lartë, dyqanet dhe trojet. Por nëse ky interes do të jetë I lartë, do të duhet që afati i kësaj fushate për procesin e rivlerësimit të shtyhet përtej shkurtit.

Kjo fushatë për rivlerësimin e pasurisë u njoh si një lloj amnistie për të shmangur vlerat fiktive të pronave të ndryshme dhe rigjallëron ofertat në treg. Por noterët rekomandojnë se rivlerësimi i pasurive të paluajtshme do duhet të bëhet për çdo pronë përpara shitjes së saj.

Pin It