Ndryshimet në Kodin rrugor, masat e reja: Rritet gjoba për celularët dhe ndëshkimi për alkolin

Kur do t’i bëjë policia shoferëve testin e idiotit?

Ora 11:30

Gjobë deri në 8 mijë lekë dhe 1 vit pa patentë nëse nuk respektoni përparësinë në rrugë

Nga 1-3 mijë lekë, rritet nga 5-8 mijë lekë gjoba për shoferët që nuk respektojnë përparësinë në rrugë. Kur efektivët rrugorë konstatojnë se shkelja është përsëritur 2 herë brenda vitit, pezullohet patenta deri në 1 vit dhe hiqen 5 pikë nga leja e drejtimit.

Ora 11:26

Ndryshimet që DUHET të dijnë drejtuesit e motorëve: Jo vetëm kaskë mbrojtëse, por edhe jelek fosforishent

Si ndryshim në Kodin Rrugor për personat që drejtojnë motor, propozohet që veç kaskës mbrojtëse, të jetë i detyrueshëm gjatë natës, në errësirë, edhe mbajtja e jelekut fosforishent. Gjoba në këto raste do të jetë deri në 1-3 mijë lekë.

Ora 11:24

Pa rrip sigurimi?! Shoferi e pëson edhe për pasagjerët: Deri në 3 mijë lekë gjobë

Gjobë 1-3 mijë lekë do të marrë një shofer, nëse pasagjerët në makinën e tij nuk kanë të vendosur rripin e sigurimit.

Ora 11:22

10 mijë lekë gjobë për parakalimin e gabuar në rrugë, pezullohet edhe patenta për 1 muaj

Edhe nëse bën parakalim të gabuar në rrugë, gjoba do të jetë më e lartë se aktualja, që është nga 1-3 mijë lekë. Gjoba do të rritet nga 5 – 10 mijë lekë. Po ashtu, shtohet edhe pezullimi i patentës me 1 muaj.

Ora 11:08

Gjobë për të ‘fortët’ e rrugës, që i ngiten pas makinave me drita të gjata…Deri në 20 mijë lekë

Deri më sot, askush nuk është ndëshkuar nëse i vjen një shoferi shumë afër pa ruajtur distancën e sigurisë, apo edhe më shumë, nëse i bën presion për të hapur krah, duke përdorur vazhdimisht dritat e gjata. Me ndryshimet në Kodin Rrugor, gjoba për mosruajtjen e distancës së sigurisë dhe për përdorimin e dritave të gjata, do të bëhet nga 10-20 mijë lekë dhe do të hiqen 5 pikë nga patenta.

Ora 10:55

‘Thjesht e mban në dorë, flet apo shkruan mesazhe’ – 3 gjobat e reja për celularin në timon…Deri në 30 mijë lekë

Gjoba për celularin në timon rritet nga 1 – 1.5 mijë lekë që ishte, në 5-15 mijë lekë. Por kur shkelja përsëritet 3 herë brenda vitit, vlera e gjobës dyfishohet, që do të thotë se arrin deri në 30 mijë lekë. Por me këtë shkelje, merret masë ndëshkuese edhe me pezullimin e lejes së drejtimit për 3 muaj, si dhe hiqen nga patenta 10 pikë.

Me ndryshimet në Kodin Rrugor, pritet të ashpërsohen masat për shoferët që përdorin celularin. Nëse je duke i dhënë makinës, dhe thjesht mban celularin në dorë, gjoba propozohet të jetë 5 mijë lekë. Nëse i jep makinës duke folur në telefon, gjoba rritet në 10 mijë lekë. Më e lartë gjoba është nëse e përdor telefonin duke shkruar teksa je në timon, në një vlerë që propozohet të jetë 15 mijë lekë.

Ora 10:52

Edhe këshillimit do lë ‘gjurmë’ në sistem! Nëse përsërisni të njëjtën shkelje brenda 1 viti, ndëshkim maksimal

Ministria e Brendshme propozon që këshillimi nga efektivët rrugor për shkelje të lehta në rrugë, të mos jetë thjesht gojarisht, por të administrohet në sistemet e policisë. Nëse brenda 1 viti, shoferi konstatohet me të njëjtën shkelje për të cilën thjesht është këshilluar (pa masë administrative), atëherë atij i vendoset masa maksimale e parashikuar për shkeljen.

Ora 10:48

Deri në 40 mijë lekë gjoba për alkolin, patenta pezullohet deri në 2 vjet! Rikthehesh në autoshkollë nëse bën aksident ‘tapë’!

Rritet deri në 40 mijë lekë gjoba për shoferët që drejtojnë makinën në gjendje të dehur. Kjo është vlera maksimale e gjobës, nëse përqindja e alkolit në gjak është deri në 1.5 g/l. Në këto kushte, edhe pezullimi i patentës, arrin deri në 2 vjet.

Gjoba për alkolin aktualisht, pa propozimet për ndryshime të Kodit Rrugor, është 5-15 mijë lekë dhe pezullimi i lejes së drejtimit deri në 6 muaj. Me ndryshimet, nëse përqindja është 0.5 g/l gjoba është nga 10-20 mijë lekë, dhe pezullimi i patentës është 3-6 muaj.

Të gjithë shoferët e automjeteve të cilët do të konstatohen se drejtojnë makinën nën efektin e alkolit, përveçse do të arrestohen nga policia siç ndodh aktualisht, me ndryshimet në Kodin Penal është bërë një shtesë. Nëse shoferi që drejton makinën në gjendje të dehur, shkakton një aksident, dhe rezulton me përmbajtje alkoli 1.5 g/l dhe i hiqet leja e drejtimit me të gjitha pikët. Kjo do të thotë gjithçka nis nga zero për të marrë sërish patentët, në autoshkollë dhe me testin teorik dhe praktik.

Nëse shoferi konstatohet me pije alkoolike nga ora 19:00 – 06:00 të mëngjesit, propozohet që gjoba të jetë 30% më e lartë.

1582796951_alkoli.jpg

Balluku: Duhet të vijë ndërgjegjësimi për sigurinë rrugore në nivelin e masave të transportit ajror

1582792591_balluku.jpg

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar në konferencën për sigurinë rrugore 2020 se duhet një transformim i mentalitetit fillimisht ndërsa shtoi se masat e pasagjerëve në transportin rrugor duhet të vijë në nivelin e atij ajror.

“OKB e ka renditur sigurinë rrugore si një prioritet globale për zgjidhje. Na duhet një transformim në mentalitet fillimisht. Kjo nënkupton vendosjen e sigurisë si një vlerë të panegociueshme. Të gjithë ju keni pasur mundësi të udhëtoni. Një avion nuk ngrihet nëse nuk vihet rripi i sigurimit apo nëse hapen dritaret. E njëjta gjë kërkohet të bëhet në transportin rrugor. Duhet të kalojnë në ADN tonë siguria rrugore. Siguria duhet të jetë indikatori kryesor matës i suksesit të transportit”, tha Balluku.

Lleshaj: Ka ardhur koha të zbatohet një model europian për sigurinë rrugore

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi në konferencën për sigurinë rrugore 2020 se ka ardhur koha që në Shqipëri të zbatohet një plan masash si në vendet europiane për të shmangur aksidentet.

“Qarkullim në kushtet e turbullimit mendor në kushtet e alkoolit apo drogës është një tjetër shkak i aksidenteve rrugore. Shpejtësia është një element që lidhet me konceptin human. Ndihma e shpejtë edhe efektive është një tjetër faktor për evitimin e pasojave të aksidentit. Edhe në këtë fushë kërkohet progres i shpejtë. Modernizimi dhe profesionalizimi janë një kusht i rëndësishëm. Të dyja kanë një rol të pazëvendësueshëm. Ka ardhur koha të zbatohet modele të suksesshme europiane. Në kuadër të një grupi me përfshirje të gjerë do hartohet një plan për hapa të mëtejshëm për sigurinë rrugore të ngjashëm me programet e BE si dhe hartimi i projekteve teknike”, u shpreh Lleshaj.

Pin It