Ndryshimi i orës, ja si votoi BE së fundmi

Bashkimi Europian ka ndërmarrë hapa shtesë për të shfuqizuar llogaritjen e kohës gjatë verës dhe dimrit, ose siç e njohim, nderrimin e ores.

Sipas një artikulli të botuar nga AP, “Komiteti i Parlamentit Evropian votoi dje me 23 vota pro dhe 11 kundër, për ndalimin e ndryshimit të orës që kishte ndodhur për dekada në

baza vjetore, në pranverë dhe në vjeshtë”. Pas kesaj, do te jene deputetet ata qe do te vendosin se çfarë ore verore, apo dimërore do të miratohet në të ardhmen. Shumë shtete anëtare te BE filluan ndryshimin e ores gjate gjatë krizës së naftës në vitet 1970 si një përpjekje për të kursyer energji.

Që nga viti 1996, të gjitha vendet e BE-së ndryshojnë orën në të njëjtën kohë. Propozimi tani shkon përpara Parlamentit Evropian dhe parlamenteve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Pin It