Ndryshon ligji, jo më kontrata porosie me blerësit pa regjistrim në hipotekë

hipoteka-700x433

Qeveria do të ndryshojë ligjin ekzistues të sigurimit të pasurive të paluajtshme, për të mbyllur një nga hapësirat më të mëdha të abuzimeve gjatë viteve të fundit në këtë treg, atë të shitjes së apartamenteve nga dy apo më shumë herë.

Ndërtuesit nuk do të lejohen të lidhin kontrata porosie me blerësit pa i regjistruar më parë ato në hipotekë.
Drafti i ri adreson edhe një tjetër ngërç, i cili ka lidhje me ndërtesat karabina, që bankat sekuestrojnë nga ndërtuesit që nuk kanë paguar kreditë.

Aktualisht bankat e kanë të pamundur t’i shesin këto ndërtesa, por në projektligj u krijohet mundësia që përkundrejt një dokumenti të lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të mund t’i shesin këto pasuri për të rekuperuar kredinë e pashlyer.

Pin It