Holanda kthen azilkërkuesit shqiptarë, “Paraqituni vetë, mos na lodhni”

Azilante-ne-rinas

Autoritetet holandeze thonë se mbi 750 shqiptarë kanë aplikuar për azil vetëm në katër muajt e fundit, ndërsa për të gjithë vitin 2015 janë pranuar mbi një mijë kërkesa të tilla. Asnjë prej kërkesave nuk është pranuar.

Ministria e Sigurisë dhe Drejtësisë e Holandës ka njoftuar zyrtarisht se do të rikthejë në Tiranë të gjithë azilkërkuesit shqiptarë të cilëve i’u është refuzuar kërkesa e tyre për azil.
Sipas njoftimit zyrtar të kësaj ministrie, thuhet se është arritur një marrëveshje me palën shqiptare që këta shqiptarë të rikthehen sa më shpejtë. Për të transportuar këta persona qeveria holandeze do të angazhojë avionë të posaçëm.

Shqipëria bën pjesë në listën e “vendeve të sigurta” që Sekretari i Shtetit, Dijkhoff, i dërgoi Dhomës së Ulët në fillim të nëntorit. Të gjithë shtetasit nga këto vende nuk kanë asnjë mundësi për të marrë azil si dhe parashikohen që të depërtohen.

Ministria gjithashtu fton të gjithë shqiptarët që të paraqiten vullnetarisht pranë Shërbimit për Riatdhesim në mënyrë që të organizojnë sa më mirë transportin, ndryshe do të largohen me forcë.

Pin It