Ja të veçantat e iPhone 7

150319_jan-willem_reusink_0

Apple po përgatit modelin e ri iPhone 7 me veçoritë më të mira ndonjëherë. iPhone 7 do të vijë me ekran OLED, i cili do të jetë në gjendje t’i njohë edhe gjestet falë një sensori të përmirësuar të identifikimit i cili do të jetë i integruar në ekran.

iPhone 7 do të vijë me iOS 10 i cili do të ketë funksione shumë më të ndryshme se të gjitha versionet e mëparshme të iOS. Ju do të mund të futni më shumë se katër ikona në një kuti për përdorim të lehtë dhe gjithashtu do të fitoni veçorinë e re “prek për t’u zgjuar/fjetur”, veçori kjo që do ta bëjë ndezjen dhe fikjen e iPhone më të shpejtë.

Ekrani i iPhone 7 pritet të shtrihet deri në skajet e trupit, duke larguar kështu tërësisht butonin Home dhe portin e kufjeve. Për më tepër, iPhone 7 do të mbushet edhe përmes Wireless-it

Gjithashtu edhe dizajni i iOS do të jetë shumë më i bukur.

 

Pin It