Tatimet, bllokohen mallrat në 90 subjekte, kontrollet vazhdojnë

Gjoba per 126 subjekte nga Tatimet ne Vlore sekuestrim

Gjykata Kushtetuese ka anuluar nenin që penalizonte bizneset e shumicës me 10 milionë lekë gjobë nëse gjenden mallra pa faturë. Gjithashtu parashikon kallëzimin penal nëse kapet për herë të dytë me këtë shkelje.

“Në kuadër të aksionit kundër informalitetit, Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, ka kryer 409 kontrolle në terren lidhur me verifikimin e faturave tatimore që shoqërojnë mallrat në gjendje, në ruajtje apo gjatë transportit.

Kontrolli, sipas drejtorisë, kishte si objekt tatimpaguesit e fitimit të thjeshtuar, ose siç quhet ndryshe biznesi i vogël.

Mësohet se gjatë kontrollit u vunë 43 gjoba e penalitete. Në bazë të ligjit për procedurat tatimore, neni 21, që parashikon konfiskimin e të gjithë mallit të pashoqëruar me dokumente, u mor masa e bllokimit të mallrave për 90 subjekte.

Drejtoria iu bën apel tatimpaguesve që të kontrollojnë mallrat në gjendje apo që do të furnizohen këto ditë, të jenë të pajisura me faturë tatimore. Sipas njoftimit kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë Qarkun e Tiranës.

Pin It