KLSH, raporti: “Zyrtarët, rreth 1.2 miliardë euro dëm buxhetit të shtetit”

klsh-1-c1200x600

KLSH publikon raportin për pasuritë e zyrtarëe gjatë vitit 2015. Në raport përmblidhen dëmi ekonomik, të ardhurat e munguara, masat disiplinore dhe administrative të rekomanduara, si dhe kallëzimet penale të përcjella në Prokurori.

Nga ana e KLSH-së janë bërë 51 kallëzime penale, për drejtues të rangut të mesëm dhe të lartë, ku përfshihen edhe një ministër, një sekretar i përgjithshëm ministrie, një drejtuese institucioni qendror (në rang ministri), si dhe tre kryetarë bashkie.

Shkeljet ndahen në dy grupe të mëdha: Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 125,763,051 mijë lekë (ose 919.91 milionë euro); Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e institucioneve dhe ndërmarrjeve, në shumën 35,312,076 mijë lekë (ose 257.7 milionë euro). Këto abuzime i përkasin periudhës 2013-2015.

Pin It