KLSH zbulon shkeljet, bizneset VIP nuk paguajnë detyrimet

ihtiyac-kredisi-cekmeden-once-bu-4-hesaplamayi-yapin

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar largimin nga puna të Drejtorit të Vlerësimit Tatimor N. Xh., si dhe masa disiplinore për 18 nëpunës të tjerë të drejtorisë së tatimpaguesve të mëdhenj për shkelje me masat shtrënguese ndaj bizneseve VIP.

Gjatë një kontrolli KLSH ka zbuluar një numër të konsiderueshëm kompanish VIP, të cilat janë përgjegjës për miliarda lekë detyrime të pashlyera te tatimet, por pasuritë e tyre nuk sekuestrohen nga drejtoria e tatimpaguesve të mëdhenj.

Nga auditimi i KLSH-së rezulton se masat shtrënguese ndaj këtyre kompanive janë kryesisht “Njoftim për pagesë” dërguar tatimpaguesve dhe “Urdhër Bllokim i Llogarive Bankare”. Por nuk është marrë masa “Urdhër Sekuestrim i Pasurisë” pasi ato janë pasuri të cilat janë në kolateral të bankave për shkak të kredive.

Sipas KLSH në vitet 2014-2015, 13 biznese VIP kanë krijuar një total detyrimesh e gjobash me vlerë 552 milionë lekë, të cilat duhet të kthehen deri në fund të vitit 2016. KLSH evidenton edhe 27 biznese të tjera VIP, të cilat nuk janë gjobitur për vonesën e pagesës së dividentëve. Totali i gjobave ndaj këtyre subjekteve arrin në 128 milionë lekë. Për shkeljet e mësipërme, KLSH ka kërkuar largimin nga puna të Drejtorit të Vlerësimit Tatimor N. Xh., si dhe masa disiplinore për 18 nëpunës të tjerë të drejtorisë së tatimpaguesve të mëdhenj.

Pin It