Parashikimi i motit, e premte 28 tetor 2016

15-05-1024x658

Deri në mesditë, zonat e ulta dhe bregdetare do të jenë në ndikimin motit të kthjellët por me alternime kthjellimesh dhe vranësirash paraqitet moti për zonat malore verilindore- juglindore duke rrezikuar shira të karakterit lokal.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë largim të vranësirave dhe shirave edhe nga zonat malore duke bërë kështu që i gjithë vendi të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie me 2- 3 gradë në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga verilindja duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Pin It