Tatimet, më shumë lehtësira për bizneset

nal1

Bizneset do të dënohen më pak për shitjet pa faturë dhe punonjësit e pasiguruar. Ndryshimet në ligjin e procedurave tatimore parashikojnë lehtësimin e dënimeve dhe procedurave të ndryshme për bizneset.

Ndër lehtësirat për tatimpaguesit janë mundësia për të vetëkorigjuar deklaratat tatimore të tre viteve të fundit dhe kryerja e pagesave me këste.

”Në total kanë ndryshuar rreth 6 procedura. Janë lehtësuar procedurat e çregjistrimit të bizneseve. Tashmë bizneset mund të çregjistrohen brenda 30 ditëve. ”Bizneset do të njoftohen 30 ditë para për kontrollin, biszneset mund të vetëkorrigjojnë deklaratat tatimore. Kontrollet tatimore nuk do zgjasin me shume se 15 ditë”, është shprehur ministri Arben Ahmetaj nga mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, i cili po shqyrton ndryshimet në ligjin e procedurave tatimore.

Pin It