Buka e misrit, buka e ‘të parëve tanë’ me vlera shumë

201605031738438461057

Misri gjithashtu është burim energjie sepse përmban vitaminën B, të domosdoshme për njeriun. Në vendin tonë një përdorim të veçantë ka zënë buka e misrit dhe gjithmonë është rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni. Rezultatin më të mirë e jep nëse konsumohet me kos, i cili duhet të ketë sa më pak yndyrë.

Buka e misrit është një nga gatimet më të hershme në traditën shqiptare, sa që shpesh konsiderohet si buka e të parëve. Përmbajtja kryesore e kësaj buke është padyshim mielli i misrit. Ky drith si shumë të tjerë është i pasur me përbërës të dobishëm për organizmin e njeriut.

Misri është një burim i vërtetë proteinash dhe vitaminash. Në një studim të bërë me meshkuj të cilët kishin kolesterol të lartë, pas një trajtimi me produkte misri, si dhe me ushqime të varfra në yndyrë, u arrit në rezultate mjaft të kënaqshme. Misri vazhdon të jetë numër një për të mbajtur konstant nivelin e kolesterolit në gjak, pasi ul ndjeshëm nivelin e yndyrës. Ai luan rol në prodhimin e energjisë trupore te njeriu.

Përtej vlerave të bukës së misrit, studime të fundit tregojnë që buka e misrit përmban të dhjetë amino acidet e nevojshme që kur futen në organizëm rregullojnë funksionet e organeve, proceset e qelizave dhe rritjen e qelizave të trupit. Ekspertët tregojnë që antioksidantët në bukën e misrit mbrojnë qelizat nga dëmet e shkaktuara nga oksidimi.

Në përgjithësi, ushqimet e verdha dhe ngjyrë portokalli janë të pasur me beta karoten, një substancë e nevojshme që kthehet në vitaminë A dhe redukton rreziqet e kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe plakjen. Niveli i karotenit natyral në miellin e bluar të misrit është jashtëzakonisht i lartë madje ia kalon edhe perimeve kampion si spinaqi apo karrotat.

Pin It