Policia Rrugore, më shumë se 4 mijë masa ndëshkimore gjatë fundjavës

image

Gjatë fundjavës Policia Rrugore vendosi masa ndëshkuese për 4.098 shkelje të ndryshme të regullave të qarkullimit rrugor.

Plot 492 drejtues të mjeteve janë gjobitur gjatë 72 orëve të fundit për mosvendosje të rripit të sigurimit, ndërsa 10 të tjerë janë arrestuar. Pesë nga të arrestuarit kanë përdorur makinën në gjendje të dehur, ndërsa pesë të tjerët nuk kanë qenë te pajisur me leje drejtimi.

Policia bën të ditur se janë pezulluar gjithsej 62 leje drejtimi, nga këto 16 për alkool, 33 për kalim të normave të shpejtësisë dhe 13 për semafor e shkelje të ndryshme.

Po ashtu janë ndëshkuar 63 drejtues për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 123 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, si dhe 690 për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Pin It