Amnistia fiskale, Ahmetaj: Falen vetëm gjobat e vendosura para 2011

Magnifying glass and descending line graph and list of share prices

Ministria e Financave do të falë gjobat për detyrimet e vjetra të bizneseve që paguajnë prapambetjet. Ministri Arben Ahmetaj tha se amnistia fiskale do të përfshijë vetëm detyrimet e grumbulluara përpara vitit 2011, ndërsa nuk do të falet asnjë detyrim i krijuar pas kësaj date.

Ahmetaj deklaroi për median se bizneset që paguajnë detyrimet e prapambetura do të përfitojnë nga falja e kamatëvonesave dhe gjobave për këtë periudhë.

Ai tha se MF do të marrë masa të ashpra për disa kompani të mëdha që kanë shmangur taksat përmes nipteve dytësore.

Në fund të takimit me median Ahmetaj bëri një rezyme të ecurisë ekonomike përgjatë vitit 2016, duke theksuar se ritmet e rritjes janë shtuar gjatë gjashtëmujorit të dytë falë përmirësimit të konsumit, të investimeve dhe treguesve fiskalë.

Pin It