Celulari, domosdoshmëria e kthyer në rrezik të shëndetit

smartphone-at-night-shift-getty

Celulari është bërë një mjet shumë i domosdoshëm, mirëpo pavarsisht nevojës së madhe duhet ditur që përdorimi i tij ka edhe disa efekte anësore. Të gjithë kemi dëgjuar për rrezet elektromagnetike. Për arsye se celularët janë vazhdimisht të përfshirë në procesin e dërgimit dhe marrjes së sinjaleve përdorin valë elektromagnetike për të mbajtur sinjalin e fortë.

Këto valë elektromagnetike që vazhdimisht janë pjesë e celularëve mund të kenë efekte të dëmshme në trurin tuaj, e sidomos kur ekspozoheni për një kohë të gjatë ndaj tyre. Një studim i botuar në Biochemical Journal zbuloi se përdorimi i telefonave celularë për vetëm 15 minuta mund të shkaktojë ndryshime qelizore të trurit që lidhen me krijimin e qelizave kanceroze.

Studime të tjera tregojnë edhe se përdorimi i celularit para gjumit shkakton pagjumësinë. Drita e kaltër nga ekranet e celularëve e pengon lirimin e metatoninës dhe kjo ndikon në problemet me gjumë.

Pin It