Bolwoningen, shtëpitë sferike në Holandë

bolwoningen-8

Bolwoningen, ose shtëpitë sferike janë ndërtuar në vitin 1984 në kryeqendrën e provincës holandeze Brabanti Verior, në Hertogenbosch. Ato janë ndërtuar sipas idesë eksperimentale të arkitektit Dries Kreijkamp.

Edhe pse të vjetra mbi 30 vjet, shtëpitë janë ende të banuara dhe paraqesin një atraksion interesant arkitektonik.

Dizajni i tyre i pazakonshëm kishte për qëllim që banorët të përshtateshin sa më mirë në një ambient natyral me objekte sferike, me dritare po ashtu sferike që ofronjnë pamje interesante në fqinjësi.

Edhe pse diametri i këtyre shtëpive është vetëm 5.5 metra, brenda secilës shtëpi ndodhen dy dhoma gjumi, banja, kuzhina dhe qëndrimi ditor.

bolwoningen-10-1024x768

bolwoningen-13-1024x667

bolwoningen-15-1024x611

bolwoningen-14-1024x768

 

 

 

 

 

 

 

Pin It