Alo 11 800, info për çdo shërbim publik

 

 culztaywiaefkniInformacionet për çdo shërbim për pronën, kartën e shëndetit, sigurimet shoqërore, patentën, apo pasaportën e kartën e identitetit janë vetëm një telefonatë larg, 11800.

Që nga hapja e qendrës së shërbimit të informimit nga ADISA në tetor të këtij viti, ku dominojnë kërkesat për Zyrën e regjistrimit të pasurive të patundshme, pasuar nga ato që lidhen me gjendjen civile të drejtorisë së transportit rrugor, janë regjistruar 1743 telefonata. Krahas kontrollit të standardeve të ofruara, ndërgjegjësimi i popullatës është një nga politikat e rëndësishme për ADISA.

Anila Lleshi, shefe e Standarteve të Shërbimeve Publike në këtë institucion sqaron se “është prodhuar një spot publicitar i cili vazhdon të shfaqet në të gjitha televizionet kombëtare”. “Përveç kësaj janë prodhuar një sërë fletëpalosjesh. Të gjitha këto janë shpërndarë në të gjitha institucionet që janë të përfshira. Një gjë tjetër është në të gjitha qëndrat e integruara, kryesisht në Kavajë dhe Tiranë, janë vendosur tabela ku është i afishuar numri i telefonit”, tha ajo.

Por nuk mbaron këtu. 10 institucioneve me 420 shërbime së shpejti do t`u bashkangjiten edhe institucione të tjera. “Kërkohet informacion edhe për institucionet e tjera dhe ka filluar puna për gjashtë institucione të tjera, që janë: Institucioni Kombëtar i Shërbimit, Shërbimi Social Shtetëror, Drejtoria e Tatimeve, Përmbarimi, dhe Agjencia e Mbikqyrjes së Falimentit.”
Në statistikat e përpunuara, vihen re që ka pasur adresim të ankesave të qytetarëve.

 

Pin It