Humbjet e kinematografisë shqiptare në 2016-tën

2016-ta ka pasur jo pak humbje në kinematografinë shqiptare. Aktorë të njohur e me kontribute të shumta kanë ndërruar jetë këtë vit. Më poshtë do të lexoni për aktorët që sot nuk janë më.

20 prill 2016

dhimitra-plasari

Ka ndërruar jetë Dhimitra Plasari, aktorja e teatrit të Korçës dhe e filmave të kinostudios “Shqipëria Sot”. Plasari u bë e njohur në filmat, si “Dimri i fundit”, “Streha e re” “Vajzat me kordele të kuqe”, Përballimi” etj. Aktorja do të mbahet mend për rolet e saj përkrah emrave të njohur të kinematografisë shqiptare si Pandi Raidhi, Dhorkë Orgocka, Jani Riza, Sandër Prosi, Stavri Shkurti etj.

6 gusht 2016

demir-hyskja-e1482755765520

Ndërroi jetë aktori i njohur Demir Hyskja. Aktori ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare. Ai vuante prej tre vitesh nga veshkat, diabeti dhe tensioni i lartë.

27 tetor 2016

melpomeni-cobani-1

Ka ndërruar jetë Melpomeni Çobani. Çobani, për kontributin e saj artistik është vlerësuar me titullin “Artiste e Popullit” Ajo ka interpretuar role të suksesshme si në dramë ashtu edhe komedi. Disa prej tyre janë: “Rrënjët e thella”, “Fejesa”, “Vajza nga fshati”, “Prefekti”. Ka interpretuar në më se 1500 role për gati 40 vjet punë në Estradë. Ka interpretuar edhe në kinematografi role të spikatura si ai i fatorinës,në filmin “Kapedani”,  apo “Tela për violinë”.

28 nëntor 2016

elida-cangonji-4

Ndërroi jetë si pasojë e leucemisë akute Elida Cangonji. Të gjithë e mbajmë mend vajzën me emrin Zana në filmin shqiptar “Rrugë të bardha”, rol i dashur për publikun luajtur nga aktorja e njohur e kinematografisë shqiptare. Cangonji ushtronte profesionin mjekes psikiatre prej 30 vjetësh.

16 dhjetor 2106

lazer-filipi-1-e1482761315826

Ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare aktori i mirënjohur i kinematografisë sonë, Lazër Filipi. Aktori i nderuar me çmimin Artist i Merituar ka interpretuar më tepër se 80 role në kinematografi.

 26 dhjetor 2016

bujar-lako-1

Më 26 dhjetor si pasojë e një infarkti ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare Bujar Lako. Aktori ka qenë i njohur për shumë në filma, ku midis tyre veçojmë: “Gjeneral gramafoni”, “Ballë për ballë”, “Udha e shkronjave”.

 

 

Pin It