Prill-dhjetor 2016 – Në portin e Durrësit, mbi 105 mijë ton tuba çeliku për Gazjellësin TAP

gazsjellesi-tap-rinis-procesin-e-prokurimit2

Që prej 8 muajsh, 12 anije tregtare kanë sjellë në portin e Durrësit mbi 105 mijë ton tuba çeliku gjithsej, që do ti shërbejnë tubacionit të Gazjellësit TAP.

Aktualisht në kalatën 10 të portit po përpunohet anija “Vectis Pride” me 3.427 ton tuba.

Përpunimi i anijeve dhe makinerive për gazjellësin TAP ka nisur më 4 prill të këtij viti. 7 anije të specializuara kanë kryer deri tani 12 lundrime drejt Durrësit, me ngarkesa që shkojnë nga 3.427 deri në 16.453 ton tubacione në secilën anije.
Gjithashtu në port gjatë këtyre muajve janë përpunuar edhe anijet “Morgenstond I” me 1.154 ton makineri, anija Ro-Ro “Fides”, e cila ka sjellë 1430 ton makineri për të njëjtin projekt, si dhe anija “HC Pauline”, nga e cila u shkarkuan 1.252 ton makineri dhe automjete të ndryshme.

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) do të nisë në kufirin midis Turqisë dhe Greqisë. Nga kjo pikë, TAP-i do të vazhdojë në pjesën tokësore, duke përshkuar të gjithë territorin e Greqisë së Veriut, që është dhe pjesa më e gjatë, dhe më pas për 215 km do të vazhdojë drejt perëndimit përmes Shqipërisë deri në bregdetin e Adriatikut.

Pin It