Përtej kohë e largësisë, letrat më të bukura të dashurisë në kohë

Të thuash “të dua” në letra. Ose thjesht kemi gjetur mënyra të tjera, por dashuria e cituar, e thënë, e treguar, e shkruar, ka pasur momentet e saj të lumtura. Kryeveprat më të mëdha  letrare kanë pasur si protagoniste dashurinë. Lumenj ndjenjash janë derdhur, duke bërë të rrjedhin fjalë të paharrueshme. Njerëz të mëdhenj, artistë, shkencëtarë:  “I gjithë universi i bindet dashurisë”. E mbase dikush ende ka frymëzim, ndjenjë e përkushtim për të shkruar një letër, nga ato që nuk harrohen kurrë

tumblr_static_tumblr_static_tumblr_static_0024

Johnny Cash gruas së tij June Carter Cash (1994)

“U plakëm dhe u mësuam të rrimë bashkë. Mendojmë njëlloj. Komunikojmë me mendje. E dimë çfarë do tjetri pa qenë nevoja ta kërkojmë. Ndonjëherë njëri e nevrikos tjetrin. Ndoshta ndonjëherë e marrim tjetrin të mirëqenë. Por herë pas here, si sot, mendoj për ne të dy dhe e kuptoj sa me fat jam që ndaj jetën me gruan më fantastike që kam takuar në jetë”.

 

winston_churchill_ve_esi_clementine_churchill_78

 Winston Churchill gruas Clementine Churchill (1935)

“E dashura ime  Clemmie, në letrën që më dërgoje nga Madras kishe shkruar gjëra që për mua janë shumë të rëndësishme, që ta kisha bërë jetën më të bukur. Nuk mund ta them çfarë kënaqësie më dha kjo, sepse ndihem gjithmonë tmerrsisht në borxh me ty, nëse lejohet që në dashuri të bëhen të tilla llogari”.

 

article-2579197-1b62e6bd00000578-316_634x689

Ernest Hemingway, Marlene Dietrich (1951)

“Nuk arrij të përshkruaj sesi sa herë që të përqafoj, ndjehem në shtëpi”.

betty-ford-1jpg-5a4b8e8c64605179

Gerald Ford i kujton dashurinë e tij bashkëshortes Betty pasi asaj iu diagnostikua një kancer në gjoks (1974)

“Nuk ka fjalë që mund të shprehin saktë dashurinë tonë të thellë, të thellë, e dimë sa e madhe je dhe ne, fëmijët dhe babai, do përpiqemi të jemi të fortë si ti. Besimi tek ty dhe te Zoti do na përkrahë. Dashuria jonë për ty është e përjetshme”.

lllllllulululuandjimirs

Jimi Hendrix gruas së tij

“Lumturia është brenda teje”. Prandaj thyeji zinxhirët e zemrës dhe lëre veten të bëhet lulja që ti je. E di unë si: mjafton të hapësh krahët dhe vendosu në pozicionin e të qenit e lirë.

Pin It