Punësimi, më shumë se 3500 vende të lira pune

rreth-nesh

Shërbimi Kombëtar i Punësimit njofton se janë 3.567 vende të lira pune të shpërndara në 65 qytete të ndryshme. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë online, duke u drejtuar tek faqja zyrtare e Shërbimit Kombëtar të Punësimit puna.gov.al.

Vendet e punës janë kryesisht zanate të ndryshme, por edhe profesione të kërkuara, duke filluar nga roje, pastrues peshku, rrobaqepës, operator kompjuterash, sekretare, kuzhinier, picajol, saldator, agjent shitjeje pasurie të patundshme, punëtor krahu, deri te ekonomist, inxhinier pyjesh, inxhinier kimie, gjeolog, disenjator grafikësh, inspektor shërbimi transporti, edukatore kopshti, mësuese, infermiere, laborant në mjekësi etj.

Për të realizuar aplikimin duhet të jeni të regjistruar në sistem, përmes krijimit të profilit të punëkërkuesit. Profili përmban të dhëna bazë si: Emri, mbiemri, ditëlindja, numri i kartës së identitetit, gjinia apo adresa e email-it. Pas regjistrimit të këtyre të dhënave, sistemi dërgon automatikisht fjalëkalimin në adresën e postës elektronike, i cili të mundëson aksesueshmërinë në faqe si dhe aplikimin për vendet e lira të punës.

Pin It