IPARD, përfitojnë 2055 projekte dhe krijohen 800 vende pune

bujk

Programi IPARD me vlerë 71 milionë euro grant për bujqësinë dhe zhvillimin rural do të mbështesë 2055 projekte të reja investimi si dhe do të krijojë rreth 800 vende pune në sektorin rural.

Përfituesit janë fermerë, sipërmarrje ekonomike bujqësore, mikrobiznese dhe sipërmarrje të vogla private jo-bujqësore të regjistruara në regjistrin kombëtar të fermave dhe QKR.

Programi do të fillojë zbatimin në vitin 2017 pas marrjes së dakordësisë nga KE për zbatimin e buxhetit të alokuar për Shqipërinë, ku Agjencia e Pagesave (AZHBR), së bashku me Autoritetin Menaxhues në Ministrinë e Financave, do të hapin thirrjet për dorëzimin e aplikimeve ku do të përcaktohen kriteret e përzgjedhjes, afati i dorëzimit të dokumentacionit dhe buxheti në dispozicion.

Pin It