Ndryshon ligji, më shumë fuqi për Avokatin e Shtetit

1433938730_2-685x400

Avokatura e Shtetit, institucion i cili deri më tani njihet për mbrojtjen e interesave të shtetit shqiptar në gjyqe ndërkombëtare e çështje arbitrazhi, tashmë merr më tepër fuqi. Sipas ndryshimeve të reja në ligj, Avokati i Shtetit do të përfaqësojë në gjyq te gjitha institucionet shtetërore edhe brenda vendit, e jo juristët e brendshëm të institucionit apo entit. Edhe kontratat me vlerë të madhe financiare, nuk mund të firmosen pa marrë më parë konsulencën e Avokaturës së Shtetit.

Në të gjitha gjyqet ku institucionet shqiptare janë palë, tashmë janë të detyruara me ligj të mbrohen nga Avokatura e Shtetit e jo nga juristët e brendshëm. Ligji i ri për Akovaturën e Shtetit, përcakton se si në gjykatat brenda apo jashtë vendit, kjo strukturë do të përfaqësojë dhe mbrojë interesat pasurore të shtetit shqiptar. Për lidhjen e kontratave publike për kryerje punimesh, furnizim mallrash apo furnizim shërbimesh që kanë një vlerë të madhe financiare dhe sigurisht një impakt të konsiderueshëm për Institucionet, këto të fundit e kanë të detyrueshme tashmë me ligj të konsultohen me Avokatin e Shtetit para se të firmosin.

Në çdo ministri do të ketë një Avokat Shteti me përjashtim të Ministrisë së Financave, Energjitikës dhe Zhvillimit Urban dhe Turizmit , ku do të ketë të atashuar më shumë se një Avokat për shkak të ngarkesës së madhe të çështjeve që kanë për trajtim. Me ndryshimet në ligj, Avokatura e Shtetit do të shtohet në numër dhe nuk do të varet më nga ministri i Drejtësisë, por kryeministri. Veprimtaria e këtij institucioni do të shtrihet mbi të gjitha Ministrisë, organet e hetimit dhe të gjitha nivelet e gjyqësorit. Institucioni i Avokaturës së Shtetit u krijua fillimisht në 1999­n në Shqipëri

Pin It