Kinë, ndotja e ajrit në ekstrem, jepet alarm kombëtar

5_kina_smog

Nivelet e larta të ndotjes së ajrit, kanë bërë që në rajonet e veriut dhe të lindjes në Kinë të kalojnë në gjendjen e alarmit kombëtar.

Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës ka dhënë alarmin në Pekin, Anhui, Tienxhi, Hibej, Hënan, Xhiangsu dhe Shandong, duke lajmëruar se niveli i shikueshmërisë tashmë ka rënë në 50 metra distancë nga 500 metra që ishte më parë. Drejtuesve të automjeteve u është kërkuar që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugorë, ndërkohë që u është kërkuar edhe aeroporteve dhe porteve të marrin masat e nevojshme.

Në shumë aeroporte, për shkak të fushëpamjes së kufizuar janë anuluar fluturime, ndërsa disa aeroporte të tjerë janë mbyllur. Nga ana tjetër autoritetet kanë urdhëruar ndalimin e ndërtimeve dhe kanë mbyllur shkollat për një afat të papërcaktuar. Për shkak të ndotjes së ajrit, në Kinë janë anuluar disa qindra fluturime vetëm gjatë muajit dhjetor.

Pin It