Apeli i policisë – Rrugët me borë e akull, për ndihmë telefononi 112 ose 129

timthumb

Policia Rrugore ka marrë masa që në të gjitha akset rrugore ku ka prezencë akulli apo dhe prezencë bore të ketë shërbim 24 orë duke u mbështetur dhe në shërbimet e përgjithshme.

Gjithashtu në dispozicion të çdo qytetari që mund të ketë nevojë për ndihmë janë në dispozicion numrat e telefonit 112 dhe 129.

Drejtori i Policise Rrugore Ardi Veliu doli sot paradite në një komunikim për median për t’i bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të eliminojnë shpejtësinë, përdorimin e celularëve të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos përdorin alkool gjatë drejtimit të automjetit.

Në Qarkun Kukës, Dibër , Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Korçë, trashësia e dëborës varion nga 20 deri në 40 centimetra.

Akset ku janë marrë një sërë masash shtesë për të parandaluar aksidentet rrugore:

Në Qarkun Dibër në të gjithë akset rrugore nacionale dhe rurale qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Në qarkun Kukës të gjithë akset rrugore kanë prezencë dëbore dhe qarkullimi kryhet me  zinxhirë.

Në disa akse rrugore rurale të qarkut Shkodër, si Bardhet-Iballë, Qafë Qarri –Qelëz, janë të bllokuara pasi trashësia e dëborës arrin deri në 50 centimetra.

Rruga e Kombit, këshillohet që qarkullimi të kryhet me zinxhirë, të mos qarkullojnë me shpejtësi dhe të eleminojnë parakalimet.

Në disa segmente rrugore në qarkun Gjirokaster, Elbasan dhe Berat, konsatohet se ka prezencë akulli, në këtë kuadër këshillojmë të gjithë drejtuesit e automjeteve të tregohen të vëmendshëm, të përdorin zinxhirë dhe të eleminojnë shpejtësinë.

Pin It