Taksat e reja 2017, nis taksimi i gazit 8 lekë për litër

russian-oil-677x316_c

Viti 2017 që në ditët e para ka rezervuar taksa të reja për qytetarët shqiptarë.

Akcizë e gazit të lëngshëm për automjet me 8 lekë për litër dhe taksa luksi për automjet me vlerë 5 mln lekë janë ato që pritet të prekin më shumë konsumatorët. Ligji për akcizat i miratuar mes debateve në ditët fundit të 2016, parashikon edhe një sërë ndryshimesh të tjera.

 

Kësaj takse të vendosur për herë të parë do ti nënshtrohen të gjithë importuesit e gazit, pavarësisht kohës kur e kanë marrë mallin.

Qëllimi i kësaj takse të re, sipas Ministrisë së Financave është përafrimi me standardet e BE dhe vendet e rajoni që e taksojnë këtë produkt si hidrokarbur.

Për të mbrojtur konsumatorin i cili përdor gazin për gatim apo ngorhje dhe për të mos ndikuar në rritjen e shpenzimeve të tyre, por edhe shmangur abuzimet, është propozuar që të bëhet ndarja në burimin e furnizmit, ku qytetarët do të lënë bombolat bosh dhe do të marrin bombola të mbushura e të përgatitura parë.

Taksë luksi është cilësuar ajo e vendosur për purot dhe cigarillot e importuara, për të cilat akciza do të dyfishohet, nga 2250/2500 lekë për kg do të shkojë 4400 lekë për kg, ndërsa për duhanin e vendit do të ulet me 43%.

Zerimi i taksës për fasonët mendohet se do ti japë një shtysë kësaj industrie e cila ka parë ritme rënëse dhe po ashtu edhe industria minerare për të cilësh është vendosur ulje e rentës nga 6% në 3%, për disa lloj xeherorësh.

Ndryshime të tjera janë edhe zgjerimi i bazës së taksimit të makinave të luksit, do të rritet numri i automjeteve që do të paguajnë këtë taksë ku përfshihen automjetet me fuqi motorike mbi 3 mijë kubike me vlerë 5 mln lekë nga 7 mln që ishte më parë.

Tatimin mbi të ardhurat që në thelb njeh si shpenzim të zbritshëm, deri në 30% të të ardhurave të tatueshme para interesit dhe ndryshime të tjera për të cilat ekspertët mendojnë se nuk do të kenë ndikim të madh në përmirësimin klimës së biznesit.

LIGJI I AKCIZAVE 2017
1-Akcizë për gazin e lëngshëm për automjete në nivelin 8 lekë/litër
2-Reduktimi i akcizës për duhanin, prodhim vendi, nga 4400 lekë/kg në 2500 lekë/kg.
3- Reduktim i Rentës minerare nga 6% në 3%
4-Reduktimi i disa taksave doganore për industrinë fason
5-Reduktim i taksës doganore nga 2% në 0% për qymyrin koks, që përdoret nga industria.
6-Korrektimi i akcizës për purot në nivelin e duhanit
7-Rritja e kushtëzimeve për përfitimin e rimbursimeve të akcizës për përmbajtje BIO në karburante.
8-Përmirësime metodike të kontrollit të bazës së taksimit të rentës minerare.

Pin It