Në emër të madhështisë së Zotit

Në Kur’an ka çdo gjë, por jo si qëllim dhe synim në vetvete, por në emër të aftësisë dhe madhështisë së Zotit. Ashtu siç shkronja “a” që, më tepër se veten, tregon artin dhe kapacitetin e atij që e ka shkruar, ashtu dhe ajetet e Kur’anit ekzistojnë që të bëhen nga një premisë dhe argument për ta njohur dhe gjetur Zotin, për të marrë mësim me anë të meditimit dhe gjykimit të gjithanshëm mbi to, sepse detyra esenciale dhe më e parë e Kur’anit është t’ia bëjë të njohur njeriut edhe veten e tij, edhe të Zotin e gjithësisë, t’ia mësojë detyrat e kuadrit të adhurimit, t’ia rregullojë jetën individuale, familjare e shoqërore, të bëhet pretekst që ai të fitojë lumturinë e përjetshme duke përfshirë në këtë funksion tërë jetën dhe njerëzimin. Po qe se s’do të kishte ndodhur kështu, por Kur’ani do të kishte bërë fjalë hapur dhe me hollësi mbi disa mrekulli qytetërimi të kthyera në tabu të shek. XX dhe mbi zhvillimet shkencore, atëherë do të ishte eliminuar e drejta e shumë synimeve shumë të rëndësishme për t’u diskutuar dhe njeriu, qënia më e përsosur dhe zëvendësi i Zotit mbi tokë do të ishte nënvleftësuar dhe lënë mënjanë, gjë që do të ishte krejt në kundërshtim me synimin esencial të Kur’anit dhe frymën e tij.

Pin It