Në klimën frymëzuese të Kur’anit!

Sahabet, çdonjëri prej të cilëve është një hero zemre dhe shpirti, janë një bashkësi e jashtëzakonshme e dalë në klimën e begatë dhe frymëzuese të Kuranit. Ata kanë ushtruar një ndikim aq të thellë mbi një pjesë të madhe të tokës dhe mbi një të pestën e njerëzimit, saqë në këtë punë të mrekullueshme të përmasave të shkuljes së maleve, të dhënies jetë kufomave pa jetë dhe të lidhjes së tokës me qiellin, është e pamundur të tregohet një bashkësi tjetër që të mund të matet me ta!

Ata njerëz që ia patën dhënë zemrën Kuranit, që qenë gatuar dhe formësuar me disiplinat qiellore të tij, më drejt, që qenë bërë Kuran në shpirt e në kuptim, me Furkanin e patën bërë të pamundurën të mundur, shpirtrave të vdekur u patën hapur rrugët e ekzistencës së përjetshme, ia patën ndryshuar trajtën faqes së tokës, i patën bërë popujt me të cilët patën rënë në kontakt të ndjenin kënaqësinë e botës së përtejme, patën thyer zinxhirët e hedhur mbi mendjet dhe patën zgjidhur zinxhirët me të cilët patën qenë lidhur gojët, e patën ulur përsëpari njeriun për sa i përket vendit të tij të veçantë në krijim, në vendin ku e pati ulur Allahu, ia patën kthyer njeriut konsideratën e humbur.

I patën interpretuar fillimisht gjithësinë, materien dhe njeriun, e patën theksuar edhe një herë tjetër atë marrëdhënie të thellë dhe enigmatike mes urdhrave të krijimit dhe rregullave legjislative, duke përcaktuar dhe parashtruar qëllimet finale të zemrës, vullnetit, ndjenjës dhe vetëdijes, për rrjedhojë, duke i vënë në lëvizje parimet dhe metodat e vënies në zhvillim të vlerave relative, proporcionale dhe potenciale të shpirtit të njeriut, e patën orientuar njeriun e thjeshtë për t’u bërë njeri i përkryer dhe, kështu, e patën bërë atë ta ndjejë praninë e Zotit me fuqi dhe vullnet të pafundmë në çdo gjë ku shkon syri, ku arrijnë ndjenjat dhe që e ndjen zemra, dhe çdo gjë e patën shpënë në vendin e vet duke e lidhur me të Zotin e vet!

Pin It