Në shtegun e besimit…

Transmeton Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut (s.a.s) ka thënë: “Shembulli i besimtarit është i ngjashëm me një bimë të freskët dhe të butë të cilën era e përkul sipas drejtimit të saj. Por kur era qetësohet, bima drejtohet sërish.” [Buhariu]

Profeti Muhamed (s.a.s) u mësoi muslimanëve se jeta e tyre në shtegun e besimit duhet të jetë gjithmonë në përparim e sipër duke treguar kujdes ndaj ndryshimit në përgjithësi, por edhe atij klimatik, njësoj si një pemë e re. Do të ketë kohë të vështirë, kur duket sikur stuhia s’do të përfundojë kurrë, por durimi dhe këmbëngulja, njësoj si rrënjët që depërtojnë thellë, do të shërojë degët dhe mbrojë bimët e tjera përreth, pavarësisht shqetësimit apo problemit me të cilin jeta të përball.

Pin It