“Në Vendin e Shqiponjave”, ekspozita me 30 fotografi të rralla nga francezja Virginie Caquot

 

Dje në Galerinë Kombëtare të Arteve u hap ekspozita “Në Vendin e Shqiponjave, 2015 – 2017”, me autore Virginie Caquot. Është një ekspozitë fotografike e cila shfaq Shqipërinë e ditëve të sotme të vendosur në objektivin e fotografes franceze.

Projekti, i konceptuar dhe realizuar nga vetë autorja, paraqet përmes 30 fotografive bardhë e zi të një formati të mesëm, një udhëtim pamor të artistes gjithkund nëpër Shqipëri gjatë periudhës shtator 2015 dhe korrik 2017. Ato kapin momente të jetës së përditshme të njerëzve, atmosferave dhe ngjarjeve.

Fotot e ekspozuara janë fragmente të seteve të ndryshme që fotografja ka bërë gjatë këtyre dy viteve rrugëtim. Ekspozita organizohet në bashkëpunim me Z. Rezart Jasa, koordinator i marrëveshjes “Les temps forts entre l’Albanie et la France” në kuadër të shkëmbimeve kulturore Francë-Shqipëri.

Në konferencën për shtyp drejtori i GKA, Artan Shabani vlerësoi fotografen franceze për senibilitetin që ka shprehur ndaj vendit tonë.

“Kam kënaqësinë të falënderoj Virginie Caquot, për gjithë impenjmin dhe gjithë këtë punë që kanë bërë sëbashku me stafin. Fotografitë përcjellin realitetin e vendit tonë, njerzit, natyrën gjithëçka që ka ngacmmuar sytë dhe emocionet e autores. Një falënderim të veçantë për mikun e artit dhe kulturës shqiptare, Z. Rezart Jasa i cili është ndër ambasadorët e artit shqiptar në Francë. Frytet e këtij bashkëpunimi i marim sot me hapjen e kësaj ekspozite”, theksoi drejtori i GKA

Sa i takon bashkëpunimit Z. Jasa u shpreh: Jam shumë i kënaqur që ndodhemi sot në Galerinë Kombëtare, mbi të gjitha sepse jam këtu me miken time, me të cilën kemi pasur edhe dy bashkëpunime të tjera, një ekspozitë në Tiranë dhe një në Paris. Shpresoj që së shpejti të kemi edhe projekte të tjera të përbashkëta”.

Fotografja franceze shprehu gjithë kënaqësinë e realizimit të kësaj ekspozite si një dëshirë e kahershme për të parë dhe fotografuar Shqipërinë.

“Kam dashur t’a vizitojë Shqipërinë sëbashku me prindrit e mi që në moshën 6 vjeçre gjatë një udhëtimi nëpër ballkan, por atëher Shqipëria ishte e izoluar. Ne morëm kujtime nga shumë vende fqinje, ndërsa Shqipërinë nuk mundëm ta shohim, prandaj vendosa ta zbulojë atë tani. Më duheshin dy vite për t’u futur në ambjentin dhe shoqërinë shqiptare,dy vite per t’u futur në zemrat e njerzve, në jetët e tyre. Këto fotografi janë rezultat i këtyre emocioneve që kam ndjerë gjatë këtyre dy viteve duke udhëtuar nëpër shqipëri dhe shpresoj shumë që emocionet e mia të jënë përcjellë në këtë ekspozitë”, tha Caquot. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 23 tetor.

Pin It