Nesër provimi i Gjuhë-­Letërsisë, rregullat dhe përmbajta e testit

Më shumë se 40 mijë maturantë do të zhvillojnë ditën e nesërme provimin e detyruar të Gjuhë­Letërsisë. Testi do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë. Testi do të vlerësohet me 50 pikë.

“Maturanti praqitet në qendrën e provimit, 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit. Në momentin e paraqitjes në mjediset e provimit, duhet të ketë dokumentin e identifikimit dhe mjetet e nevojshme si: laps, vizore, kompast, makinë të thjeshte llogaritëse. Kandidati plotëson testin me stilolaps me një ngjyre. Në pyetjet me alternativa, maturanti rrethon vetëm shkronjën përbri pergjigjes së saktë. Nëse rrethon më shumë se një alternativë, ose nuk rrethon asnjë alternativë, vlerësohet me 0 pike”, thotë Ministria e Arsimit.

Do të jetë Agjencia Kombëtare e Provimeve që do të shpall skemën e vlerësimit te testit, jo më vonë se sa tri orë pas përfundimit të provimit .Vlerësimi i përgjigjeve të maturantit bëhet me pikë, të cilat ekuivalentohen në notë të përshkallëzuar. Ndërkohë përgjigjet e provimit të anglishtes pritet të publikohen Brenda datës 20 qershor.

Pin It