Nestle ka gjetur një mënyrë për të ulur përmbajtjen e sheqerit në cokollatat e saj me 40%  duke ruajtur të njëtën shije dhe ëmbëlsi

canadian-chcocolat-prices-fixed-dm

Prodhuesi global i cokollatës ka gjetur një mënyrë për të boshatisur thërmijat e sheqerit dhe po aplikon për një patentë të re ,është shprehur një zëdhënës i kompanisë. Kompania Zvicerane po planifikon hedhjen në treg të produkteve me këtë sheqer në vitin 2018. Sipas prodhuesit të KitKat dhe Rolo grimcat e reja shkrihen më shpejt duke dhënë një ndjesi ëmbëlsie shumë më shpejt se sheqeri tradicional. Por ,për të mos rrezikuar këtë inovacion nuk ka dhënë më shumë detaje rreth këtij zbulimi.

Në komunikatë nuk kishte komente në lidhje me kaloritë, kostot dhe lejet duke qenë se kompania është në proces për patentimin e produktit. Në të nuk listoheshin as produktet që do të përmbanin sheqerin e ri, duke u mjaftuar me “ shikoni ambalazhin si fillim”.

Nestle filloi prodhimin e këtij sheqeri në Zvicër dhe në Mbretërinë e Bashkuar  në vitin 2015. Deri tani dimë se përbëhet nga ingredient natyralë dhe se produkti final është po sheqer dhe jo një ëmbëlsues artificial si Splenda.

Kompanitë e pijeve dhe ushqimeve janë nën një trysni të lartë për uljen e sheqerit në produktet e tyre.

Departamenti Amerikan i Bujqësisë udhëzon që mos të konsumehen më shumë se 10 lugë sheqer në ditë por shumica e amerikanëve e tejkalojnë këtë shifër- 30 deri 40 për ditë konsum.

Për një pamje më të qartë një cokollatë Kitkat përmban rreth 6 lugë sheqer dhe një kanace Koka Kola rreth 7 lugë sheqer.

Nestle dhe kompanitë e tjera si Pepsico dhe Mondelez janë angazhuar publikisht për uljen e përqëndrimit të sheqerit në produktet e tyre dhe të kënaqin klientët të cilët po shkojnë drejt kërkimit të pijeve dhe ushqimeve më të shëndetshme

Vec kësaj taksat në rritje për sheqerin po arrijnë kulmin dhe për këtë arsye kompanitë po kërkojnë alternative të tjera.

Sipas disa studimeve këto taksa do të ndikojnë drejpërsëdrejti në uljen e numrit të personave të prekur nga diabeti dhe nga ataket kardiakë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Pin It