Arsyeja e rrëzimit të avionit me lojtarët e “Chapecoense” është e pabesueshme, një tragjedi që shkon përtej absurdes: Audio mes pilotit dhe kullës së kontrollit pak para tragjedisë

 

8077194-3x2-700x467

Pas lotëve dhe vajtimit për tragjedinë e ndodhur pak ditë më parë me ekipin e “Chapecoense” fillon hetimi mbi arsyen e rrëzimit të avionit që i mori jetën 71 personave dhe zhduku pothuajse fare  skuadrën e “Chapecoense”. Hipoteza e mbarimit të karburantit është më solide me regjistrimet e fjalëve të fundit të pilotit të cilat e vërtetojnë këtë tezë. Një minutë heshtje do të mbahet në fushat e pothuajse të gjitha kampionateve këtë fundjavë.

Piloti kontakton me kullën e kontrollit të aeroportit të Medelinit dhe kërkon leje për tu ulur pasi ka një problem elektrik me avionin dhe thotë se i ka përfunduar karburanti. Kjo është ajo që dëgjohet nga regjistrimi i marrë nga një radio kolumbiane. Nga kulla e kontrollit një zë femre përgjigjet dhe jep instruksione në momentin që avioni ndodhet pohtuajse 10 kilometra larg pistës. Por për të evituar përplasjen është shumë vonë dhe tragjedia ndodh. Më poshtë keni audion e plotë në spanjisht me titra angleze:

Pin It