Mega operacion në Spanjë: 34 të arrestuar për fiksimin e rezultateve të ndeshjeve të tenisit profesionist

14805560740290

Pas  një seri hetimesh që zgjati më shumë se një vit, Garda civile Spanjolle dhe Krimi Ekonomik të udhëhequr nga oficerja Maria himenez ka kulminuar me arrestimin e 34 të imlikuarve në fiksimin e ndeshjeve të tenisit për qëllime bastvënieje në kategorinë e dytë dhe të tretë në Spanjë. Shtatë prej tyre janë tentistë. Operacioni filloi në Madrid duke u hapur më pas në Sevilje dhe në të gjithë Spanjën. Organizata që fiksonte ndeshjet përfshin një grup në Tuiter, i ngarkuar me detyrën e kontaktimit të tenistëve duke ju ofruar një sasi parash. Kontakti arrihej me anën e  një ndërmjetësi i cili ishte tenist. Pas arritjes së marrëveshjes grupi dërgonte personel nëpër turne në mënyrë që të sigurohej respektimi i marrëveshjes nga tenistët.  “Disa tenistë janë shumë të rinj dhe nuk i kuptojnë pasojat e veprimeve të tyre” – është shprehur policia në një komunikatë; “të tjerë janë veteran të cilët shfrytëzonin skemën dhe një grup tjetër i përbërë nga persona të cilët merreshin me vënien e basteve”- ka përfunduar policia në komunikatë. Mënyra e të vepruarit ishte si më poshtë:

“ Përpara ndeshjes shefat flisnin me ndërmjetësin dhe ky i fundit kontaktonte me tenistin. I ofroheshin 1000 euro. Më pas krijohej një grup privat në Telegram në të cilin merrnin pjesë personat e përfshirë dhe për të cilin mafiozët kërkonin 200 euro për tu bërë pjesë, pagesë e cila kryhej nëpërmjet Paypal. Mesatarisht për një ndeshje fitohej rreth 5000 euro edhe pse në disa raste i kalonte 10000 eurot. Bastet vendoseshin mbi faza të ndeshjes direkt: shërbime, “breaks” ose sete. Fitimet paguheshin 8 deri në 10 ditë pas ndeshjes. Në total grupi mund të ketë përfituar rreth 500 mijë euro.”

Pin It