Video: Përmbysje historike, Xhovinko dhe Toronto në finale të kampionatit Amerikan të futbollit MLS

giovinco-sebastian-150919-620

Skuadra e Sebastian Xhovinkos përmbys rezultatin 3-2 të ndeshjes së vajtjes me një rezultat të thelle 5 me 2 në kohën shtesë kundër Montrealit duke fituar Konferencën e Lindjes. Në datën 10 dhjetor do të luhet finalja e madhe kundër Siatëllit dhe Toronto mund të bëhet ekipi i parë Kanadez që e fiton këtë kompeticion. Por festa nuk është e plotë për Toronton pasi golashënuesi dhe ylli i skuadrës Xhovinko është dëmtuar dhe është në pritje të diagnozës.

Mund të thuhet se MlS është një kampionat i nivelit të dytë por emocionet nuk mungojnë kurrë. Ndeshja e ardhjes midis Montrealit përfundon me 7 gola të shënuar pas kohës shtesë dhe vendasit të cilët kualifikohen në finale e saj të parë në histori. Festa nuk është e plotë për Toronton dhe trajnerin Greg Vanei pasi në minutën e 4 të kohës së parë shtesë dëmtohet pikërisht Xhovinko. Ndjesitë janë të mira është shprehur Xhovinko dhe nuk mendoj të jetë një dëmtim i rëndë por duhet pritur diagnoza e plotë. Finalja luhet të dielën në 4 dhjetor kundër Siatëll Sounders, në Toronto. Me poshtë video me golat e ndeshjes:

Pin It