Neurokirurgu Mentor Petrela përzgjidhet ndër 100 më të mirët në botë

 mentor-petrela-480x358

World Academy of Neurological Surgery” përzgjedh profesorin shqiptar Mentor Petrela  ndër 100 neurokirurgët më të mirët të botës.

Revista shkencore ka njoftuar profesor Petrelën se vendin bosh në akademinë e ekselencës do ta zinte neurokirurgu shqiptar, pas vdekjes së njërit prej anëtarëve.

Mentor Petrela për vite të tëra ka qenë pjesë e strukturave botërore akademike, duke dhënë kontributin në kërkimin shkencor nëpërmjet publikimeve, me anë të  ligjërimeve në konferencat e mbajtura gjatë këtyre dekadave, por edhe duke ofruar konsulencën e tij për punën e gjatë.

“Më kanë njoftuar se jam përzgjedhur të jem pjesë e ‘World Academy of Neurological Surgery’. Bëhet fjalë për një akademi botërore ku për t’u bërë pjesë ka kritere dhe procedura specifike.

Ndërkohë revista shkencore është më e njohura në të gjithë botën për veprimtarinë e saj në kërkimet shkencore.

 

Pin It