Obama zhvillon sot takimin e fundit me Merkel

image

Presidenti amerikan, Barack Obama, do të zhvillojë sot takimin e tij të fundit dypalësh me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në turneun e tij të fundit në Europë.

Obama e ka cilësuar Merkelin si partneren më të afërt ndërkombëtare të SHBA-ve në këto tetë vitet e fundit. Marrëdhënia mes dy aleatëve ka qenë përgjithësisht e karakterizuar nga vlerësimi i ndërsjelltë.

Presidenti Obama do të qëndrojë në Gjermani deri të premten dhe do të takohet me liderët evropianë, duke përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel, kryeministren britanike, Theresa May, presidentin francez, Francois Hollande, kryeministrin spanjoll, Mariano Rajoy dhe kryeministrin italian, Matteo Renzi.

Vizita synon të shprehë mbështetjen e SHBA-së për Europën edhe pas zgjedhjes së Donald Trump në krye të shtetit.

Pin It