Qëndrimi ulur thotë shumë për shëndetin tuaj

hj

Pjesën më të madhe të kohës e kalojmë duke qëndruar ulur në karrike, veçanërisht para kompjuterit, ndaj për ketë duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi të ulurit drejt.

Shumë njerëz pasi ndiejnë dhembje mesi të vazhdueshme shkojnë në spitale,por shumë pak e dinë se këto dhimbje shkaktohen për shkak të presionit që ushtrohet në atë pjesë në momentet që qëndrojmë të ulur.

Kur jemi ulur nuk është vetëm shpina ajo që dëmtohet, por edhe pozicioni i trupit në përgjithësi, sistemi i qarkullimit të gjakut, muskujt, nervat, sytë dhe truri.

Disa nga problemet që shkakton qëndrimi ulur janë: Muskuj abdominalë të butë, mungesë përqendrimi, dhimbje shpatullash dhe shpine, shpinë jo elastike, dëmtim të diskut vertebral, qafë të tendosur, obezitet si pasojë e mungesës së aktivitetit fizik etj.

Njëri nga gabimet më të shpeshta të cilat i bëjmë kur ulemi është kur provojmë të ulemi në mesin e karriges.  Kryesorja është të mbajmë drejt i trupin. Janë me rëndësi edhe ushtrimet trupore apo gjumi i mirë.

Mbajtja jo e drejtë e trupit mund të shkaktojë dhembje në qafë, në krahë, në shpinë, por mund të shkaktojnë edhe dhembje koke, ndaj do të ndikojë negativisht në funksionimin e sistemit të tretjes, sistemit nervor, neurologjik, të mushkërive dhe të sistemit kardiovaskular.

Bëni mirë ta rregulloni lartësinë e karriges. Në këtë mënyrë këmbët do të qetësohen dhe vithet do të qëndrojnë në një nivel me gjunjët. Nëse karrigia juaj nuk ka mbështetëse beli dhe shpine, vendosni një jastëk pas karriges.

 

 

 

Pin It