Neuroshkencë: Truri i njeriut zë 4.7 miliardë libra

Shkencëtarët kanë zbuluar se truri i njeriut mund të zërë 4.7 miliardë libra, 10-fish më shumë sesa ishte supozuar. Ata kanë matur kapacitetin e ruajtjes së sinapseve, lidhjet e trurit të cilat janë përgjegjëse për ruajtjen e kujtimeve.

Studiuesit zbuluan se mesatarisht një sinaps mund të ruaj rreth 4.7 bit të informacioneve. Kjo do të thotë se truri i njeriut e ka kapacitetin e një petabiti. Një petabit është sa 20 milionë sirtarë të mbushur me tekste, 13.3 vite të incizimeve HD, 4.7 miliardë libra apo 670 milionë faqe webi.

Profesor Terry Sejnowski nga Salk Institute for Biological Studies ka thënë se ky zbulim është historik në fushën e neuroshkencës.

Pin It