Pamundësia për të arritur qiellin, izolimi në çdo aspekt i qytetarëve të Kosovës bëhet mesazhi i këtij 8 vjetori të shtetit btë Kosovës. Monumenti i pavarësisë Neëborn tashmë ka filluar të marrë pamjen përfundimtare të konceptuar nga autori Fisnik Ismaili.
Në 8-vjetorin e pavarësisë, obelisku do të simbolizojë izolimin e Kosovës për shkak të mos liberalizimit të vizave. Shkronjat po ngjyrosen me ngjyrë të kaltër dhe re të bardha e mbi to po pikturohen tela me gjemba.
Autori Fisnik Ismaili, tha se imazhi i ri që jep Neëborn është pamundësia për të arritur qiellin, izolimi në çdo aspekt i qytetarëve të Kosovës.
Në 8 vjetorin e pavarësisë, monumenti Neëborn për herë të parë është nën mbrojtje shtetërore si monument i trashëgimisë kulturore.
Tashmë e kthyer në traditë, përmes ngjyrave, autori, nëpërmjet ngjyrosjes së monumentit, çdo vit jep një mesazh lidhur me situatën në Kosovën e pas pavarësisë.
Në 5-vjetorin e shpalllje së pavarësisë, Neëborn u ngjyros me flamujt e shteteve që e kanë njohur Kosovën, e më pas me ngjyrat e uniformave ushtarake të UÇK-së dhe NATO-s.
Ndërsa herën e fundit qytetarët ishin të lirë të pikturonin vetë çdo shkronjë, përveç shkronjës “E” e cila mbeti e zezë, duke simbolizuar emigrimin masiv të kosovarëve në vitin 2015.