Nga data 1 janar ka ndryshuar mosha e pensionit dhe vitet e punës

Duke filluar nga data 1 janar i 2018-së mosha e daljes në pension dhe vitet e punës që ju duhen për të përfituar pensionin do të ndryshojnë. Kështu mosha e daljes në pension është rritur me dy muaj për gratë. Që do të thotë se gratë do ta marrin pensionin e pleqërisë dy muaj më vonë, pra kur të mbushë 60 vjeç e 8 muaj. Mosha e daljes në pension të grave do të vijojë të rritet çdo vit me nga dy muaj. Për burrat mosha e daljes në pension nuk do të ndryshojë deri në vitin 2033. 65-vjeç është mosha e daljes në pension për burrat. Përveç moshës së pensionit, ligji parashikon edhe rritjen e viteve të punës që duhen për të përfituar pension të plotë. Kështu nga 1 janari burrave iu duhen 36 vite e 4 muaj punë për të marrë pensionin e plotë të pleqërisë.

Edhe për gratë parashikohet rritja e viteve të punës që duhen për pensionin e plotë. Ashtu si burrat, edhe grave do t’ju duhen 4 muaj më shumë kontribute për të përfituar të plotë pensionin e pleqërisë. Prej vitit 2015 vitet e punës që iu duhen për pensionin e pleqërisë, rriten me 4 muaj çdo vit. Ndërsa dokumentet që duhen për të përtuar pension pleqërie janë si më poshtë:

Tiranapost.al

Pin It