Miratohet marrëveshja për njohjen e pensioneve me Gjermaninë

leskaj

Në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm ku u miratua marrëveshja për njohjen e pensioneve me Gjermaninë, nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj, nxiti Qeverinë që të intensfikojnë bisedimet me Greqinë dhe Italinë që t’u njihen vitet e punës në Shqipëri, për të përfituar pensionet.Përfaqësuesi i Ministrisë së Mirëqënies Sociale në Komision, tha se po negociohet me të dy shtetet për arritjen e një marrëveshje.

Miratimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Gjermanisë për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe përfitmin e pensioneve, ka nxitur deputetët e Komisionit të Jashtëm të kërkojnë më shumë nga Qeveria shqiptare,  që edhe Italia dhe Greqia ku jetojne afro 1 milion emigrantë t’u njohin atyre pensionet.

Valentina Leskaj, nënkryetare e Kuvendit, tha se prej 25 vitesh, shqiptarët jetojnë dhe punojnë në vendet fqinje, duke dhënë kontributin e tyre përmes sigurimeve shoqërore, por nuk po u njihen vitet e punës në Shqipëri, për të bërë të mundur që ata të përfitopjnë pension.

 

Pin It