Nisma shembullore e dy të rinjve myslimanë, shkollojnë fëmijët e pastrehë

Në Pakistan rreth 3.3 milion fëmijë nën moshën 14 vjeç aktualisht punojnë për të mbajtur veten. Shpesh kujdesen dhe për familjet e tyre, gjë që i pengon për të shkuar në shkollë. Statistkat tregojnë se aktualisht 47% e të rinjve të kryeqytetit pakistanez Karaçit, nuk janë të arsimuar.

Shirini 15-vjeçare dhe vëllai i saj Hasani, ndërmorën një nismë për të hapur një “shkollë rruge” në Karaçi të Pakistanit. Ishte një iniciativë për të edukuar të rinjtë e varfër dhe të pastrehë të qytetit. Kjo shkollë mundëson që shumë fëmijë të përmbushin ëndrrën e tyre për t’u arsimuar dhe për t’u bërë të suksesshëm. Ajo ka një strukturë të thjeshtë me tavolina dhe karrige dhe është afër një kafene. Të dy të rinjtë së bashku, motër e vëlla, kalojnë dy orë duke u mësuar fëmijëve bazën e mësimeve, duke filluar nga alfabeti e numërimi.

Në një interviste të dhënë për një gazetë pakistaneze, Shirini është shprehur se çdo gjë kishte filluar kur ajo ishte në klasën e shtatë dhe ishte mërzitur shumë kur kishte parë një vajzë të vogël duke lypur në semafor. Kjo bëri që ajo të fliste me vëllain e saj, i cili ishte shumë i pasionuar për të ndihmuar të varfrit dhe se ai gjithmonë donte të përhapte dije dhe të punonte për edukim.

Duke parë përpjekjet e dy të rinjve, njerëzit filluan t’i ndihmojnë duke siguruar lëngje në kuti, drekë dhe 50 rupi për fëmijët. Kështu ky projekt i dha zemër edhe shumë njerëzve të tjerë. Pas suksesit të tyre, ata hapën dy shkolla të tjera dhe morën 4 mësues që i paguanin 10,000-15000 rupi. Gjithashtu për fëmijët që vijnë nga zonat e largëta është organizuar dhe një shërbim furgoni.

Këta të rinj janë një shembull shumë i mirë për të gjithë ne, sepse për ta bërë këtë botë një vend më të mirë dhe të lumtur për të gjithë, nuk është e nevojëshme një investim i madh apo një kohë të caktuar.

Pin It