Një busull, të mban në drejtimin e duhur

“Do të gabosh nëse përpiqesh të jesh i ruajtur nga gabimet
E po ngulmove në gabime, nga pasojat e tyre i merr shpërblimet
Nuk do të jesh i mësuar nëse nuk çmësohesh nga mësimet
Po s’u pikëllove për ndarjet, s’do të gëzohesh për takimet
Orën e ke të bukur por duhet ta mbash edhe busullën
Se kot do ta masësh kohën, po e gabove udhën
Se diku do të të shpiejnë edhe rrugët pa dalje
Ata që s’e dinë ku gabojnë, nuk do të falënderohen për falje
Çdo rrugëtim do të jetë i ri edhe pse rruga është e vjetër
Po s’qave për gjynahet tua, nga pasojat e tyre do të qash patjetër.”

 

-Fatmir Muja

Pin It