‘Një sy gjumë’ në kafenenë e Madridit

Qytete të mëdha dinë të na befasojnë me risitë e tyre. Këtë herë bëhet fjalë për kryeqytetin spanjoll Madridin, ku një kafene ofron kushte për “një sy gjumë”. Bëhet fjalë për kafenenë e quajtur Siesta & Go që thuhet se është vendi ideal për vendasit dhe turistët ku ata mund të “pushojnë kockat e tyre të lodhura”.

Siesta & Go ka 19 shtretër në dispozicion dhoma private dhe të përbashkëta të cilat merren me qira – me minuta ose orë, me çmime që variojnë nga 8 euro një orë për një shtrat deri në 14 euro për një orë në një dhomë private.

 

Pin It