Njihuni me 5 kurat natyrale dhe shumë të shëndetshme për ju

Më mirë të parandalojmë sesa të kurojmë, kjo vjen nga kujdesi i vazhdueshëm dhe vëmendja e duhur ndaj shëndetit.

Më poshtë po ju paraqesim 5 kura natyrale e shumë efektive, të përdorura për mijëra vjet nga njerëzit, vetitë e tyre njihen edhe nga shkenca dhe përdoren edhe sot si ilaçe natyrale mos nguroni t’i përdorni
Lemon water

1.Limon dhe ujë i ngrohtë

Limoni dhe uji në stomak, esëll në mëngjes, zakonisht 20 minuta përpara ushqimit, është një tonik i përdorur për të ndihmuar tretjen dhe për të rritur imunintetin. Përveç një doze të shëndetshme të vitaminës C, ka disa të dhëna se acidi citric në lëngun e limonit dhe lëkura e limonit mund të përdoren për disa gjëra, duke përfshirë ndihmën në tretje dhe parandalimin e gurëve në veshka. Mund të shtoni një lugë me mjaltë për vetitë e tij kundër mikrobeve dhe pak tumerik për të ndihmuar në tretje dhe për të ulur inflamacionin.

largea_salt1445716876

2.Gargarë me ujë me kripë 

Nëse keni probleme me fytin, bëni pak gargarë me ujë me kripë në mëngjes dhe përpara se të shkoni në shtrat. Gargara me ujë me kripë rekomandohet nga profesionistët e shëndetit, jo në vend të trajtimeve mjekësore, por për të reduktuar simptomat jo të rehatshme që vijnë nga sëmundje si i ftohti. Mund të provoni një lugë çaji me kripë në një gotë me ujë të ngrohtë.

mjalte-690x380

3.Mjaltë

Mjalti është përdorur që në kohët antike për të shëruar plagët dhe djegiet, për të rregulluar sheqerin në gjak, për të qetësuar fytin dhe kollën, për të trajtuar alergjitë dhe më tepër. Mjalti është antimikrobik natyral. Duhet të keni kujdes që të mos ia jepni mjaltin fëmijëve nën dy vjeç pasi trakti i tyre i tretjes nuk është zhvilluar tamam dhe mund t’iu shkaktojë botulizëm. Mund ta aplikoni mjaltin edhe direkt mbi plagë apo djegie.

meditimi-dhimbja-2x8izintnpfbdo32hzj3m2

4.Meditimi, si përforcues imuniteti

Një studim i vitit 2012 zbuloi se meditimi ndihmonte për të reduktuar stresin. Ata që meditojnë në grup ishin më rezistentë ndaj të ftohtit. Meditimi i bën mirë si shëndetit mendor, edhe atij fizik.

Pin It