Njihuni me Hilde Lysiak, 10-vjeçaren gazetare

Gazetar të dashur njihuni me kolegen 10- vjeçare Hilde Lysiak. Hilde Lysiak është vetëm 10 vjeçe, por mosha nuk e ka penguar aspak që “New York Times” ta konsiderojë një gazetare profesioniste.

Hilde ishte 9 vjeçe kur nisi të drejtojë gazetën e saj “The Orange Street News”, ku përgjithësisht raporton ngjarje që ndodhin në lagjen dhe qytetin e saj.  Ajo u bë e famshme kur në këtë gazetë, raportoi e para një krim që ndodhi pak metra larg shtëpisë së saj, në Pensilvani.

Hilde ishte jo vetëm e para gazetare në vendngjarje, por madje nuk ngurroi të intervistonte të pranishmit, shumë orë përpara se policia dhe mediat e mëdha ta bënin këtë gjë.
Edhe pse shpesh e kryqëzojnë në rrjet, si nja vajzë që nuk po shijon kohën dhe po merret me diçka më të madhe se vet ajo, Hilde nuk ka ndërmend aspak të tërhiqet nga pasioni.

Madje, ka botuar edhe libra mbi aventurat e saj dhe shpreson që së shpejti të publikojë një tjetër libër.

Pin It