“Oda dibrane”, festivali folklorik ul siparin e edicionit të 23-të

Oda Dibrane ka ulur siparin e edicionit të 23-të. Për dy netë me radhë në skenën e festivalit kombëtar 14 grupe nga afro 600 artistë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia shpalosën artin e bukur popullor me këngë, valle, tradita e veshje që përfaqësojnë shqiptarët kudo që jetojnë.

Flamuri i Odës shkoi për qendrën kulturore nga Prizreni “Katalina Josipi”, në përmbyllje të eventit kultutore.

Ndërsa çmimet për vallen dhe këngën më të mirë burimore shkuan për ansamblin “Duflla” nga Maqedonia.

Pavarësisht vështirësive, organizatorët arritën të mbyllin me sukses festivalin ku kumbojnë fort traditat më të bukura të shqiptarëve. /Ora News/

Pin It