Panairi i Librit, shtëpia botuese Pegi sjell 16 tituj të rinj

Panairi i Librit ose quajtur ndyshe festa e librit çel dyert për të gjithë lexuesit nga data 15-20 nëntor.
Botimet Pegi do të vijnë në Panairin e Librit me 16 tituj të rinj, për të gjitha grupmoshat e shijet. Stenda e Pegit do të jetë e vetmja ku do të mund të gjeni romanin e nobelistit të sapo shpallur Kazuo Ishiguro “Mos më lër të shkoj”, vëllimin e tretë të sagës napolitane “Histori arratie dhe qëndrese” apo romanin “ Posta” të Bukowskit.

Panairi i Librit, eventi më i rëndsishëm kulturor është në prag dhe në Shtëpinë Botuese Pegi çdo përgatitje është drejt fundit. Titujt e rinj që do të serviren për lexuesit janë të shumtë ndërsa kryeredaktorja, Aida Baro jep disa rekomandime.

Panairit nuk do t`i mungojnë as emrat shqiptarë të letërsisë. Është menduar gjithashtu edhe për lexuesit e vegjël të cilët në stendën e Pegit do të gjejnë 7 tituj të rinj. Gjithashtu edhe ribotimin e librit “Natë e Bardhë e Fyer” të Elvira Donës. Panairi i Librit do të mirëpresë lexuesit nga data 15 deri në datën 19 nëntor në Pallatin e Koncerteve.

/Oranews.tv/

Pin It