Nostalgji, ansambli “Vertograd” sjell muzikën ruse në Shqipëri

image1_1480073589-97230

image50_1480073589-991257

image51_1480073588-2821271

Publiku kryeqytetas ka pasur rastin të shijojnë muzikën dhe këngët më të famshme ruse, si “Katjusha”, “Ochi chernye”, “Mbrëmjet e Moskës”, “Kalinka” dhe shumë të tjera.

Për herë të parë ka ardhur në Shqipëri ansambli muzikor rus “Vertograd”, i cili është ansambli i muzikës popullore me instrumentistë dhe këngëtarë. I krijuar në vitin 2005, ky ansambël synon ruajtjen dhe promovimin e traditave të muzikës së mirëfilltë ruse dhe këto ditë ka zgjedhur Shqipërinë për të ri sjellë live tingujt e tyre.

Koncerti i ansamblit u organizua nga Ambasada Ruse ne sallën e tej mbushur tek qendra kulturore pranë katedrales ortodokse “Ngjallja e Krishtit”. I ngarkuari me pune i Federatës Ruse ne Shqipëri z. Dmitri Kazmin theksoi se Rusia i kushton rendësi shume te madhe bashkëpunimit kulturor me Shqipërinë, i cili mund te shërbej si themel për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe edhe ne shume fusha te tjera ne te mire te dy popujve. Ansambli u prit me ovacione nga publiku shqiptar, i cili këndonte bashke me artistet këngët me te preferuara ruse.

Pin It